Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren. Emri

0

Alban Guri është drejtuesi i mjetit që përpasi 10-vjeçaren ditën e sotme në rrugën “Njazi Meka”. E mitura nuk arriti ti rezistojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Shoferi është shoqëruar për në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu