Shpërndante drogë nëpër Prrenjas, arrestohet 62-vjeçari

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në Prrenjas, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu