Shpërthen në flakë servisi në rrugën Elbasan-Metalurgji. Njoftimi i policisë

0

 

Përfshihet nga zjarri një servis automjetesh në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji .

Servisi i automjeteve në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan është përfshirë nga flakë.

Sipas policisë, si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.

Sakaq grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu