Tensione edhe me SHBA-në?/ Edorgan:” Nuk na intereson shqetësimi i SHBA-së.”

0

Përveçse me Greqinë, duket se Turqia po fillon të ketë raporte në tesion të vazhdueshëm edhe me SHBA-në. Mosmarrëveshjet midis dy shteteve kanë nisur të premten, pasi presidenti truk ka pranuar se Turqia ka nisur testimin e sistemit mbrojtës ajror të blerë nga Rusia, duke anashkaluar shqetësimet e shprehura nga SHBA.
Presidenti Erdogan është shprehur për gazetat vendase se testimet janë zhvilluar edhe më parë dhe po vazhdojnë të zhvillohen, ndërsa qëndrimi i SHBA-ve nuk i shqetëson aspak.
“Nëse nuk do t’i testojmë këto aftësi në dispozicionin tonë, atëherë çfarë do të bëjmë?”, shtoi ai.
Disa orë më vonë ka reaguar Departamenti i amerikan i Mbrojtjes, i cili nuk e ka akuzuar për tradhëti Turqinë, por e testimin e kryer nga Turqia.
“Departamenti amerikan i Mbrojtjes dënon në mënyrën më të fortë të mundshme testimin e 16 tetorit në Turqi”, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, duke paralajmëruar se testimi “rrezikon (të sjellë) pasoja serioze për marrëdhënien tonë në fushën e sigurisë”.
“Kemi qenë të qartë dhe të palëkundur në pozicionin tonë”, shtoi zoti Hoffman. “Një sistem operacional S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si aleate e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.
Njoftimet se Turqia kishte filluar testimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, dolën për herë të parë javën e kaluar, duke shkaktuar një seri kritikash nga Pentagoni, Departamenti i Shtetit dhe disa ligjvënës amerikanë.
Pentagoni, në atë kohë, paralajmëroi Turqinë se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.
Turqia nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në vitin 2017 dhe dërgesat e para filluan në korrik të vitit të kaluar.
Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e saj të avionëve luftarakë të pakapshëm nga radarët, F-35, dhe, herëpashere, ka shqyrtuar sanksione të mundshme kundër Turqisë edhe pse është një vend aleat në NATO.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se përdorimi nga Turqia i teknologjisë së përparuar të radarëve rusë mund të rrezikojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe potencialisht mund të përdoret për të vendosur në objektiv avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë F-35.
Turqia më parë ka hedhur poshtë shqetësime të tilla dhe zoti Erdogan tregoi të premten se ndoshta Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë në dorë për ta detyruar që të ndryshojë kursin.
“Duket se zotërinjtë (në Shtetet e Bashkuara) janë veçanërisht të shqetësuar se kjo është një armë që i përket Rusisë”, u tha zoti Erdogan gazetarëve, para se të shtonte se, “Ne jemi të vendosur; ne po vazhdojmë në rrugën tonë si gjithmonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu