Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, dhjetra të plagosur

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen “Village” të Ferizajt në Kosovë pak minuta më parë duke shkaktuar deri më tani një numër të madh të plagosurish.

Mësohet se deri më tani, numri i të plagosurve ka shkuar në 31, ku mes tyre ka gra dhe fëmijë. Mes të plagosurve janë dy fëmijë, ndërsa konfirmohen se 7 të plagosur janë në gjendje të rëndë dhe u nisën për trajtim më të specializuar në QKUK në Prishtinë.

Për fat të mirë, nuk ka raportime për të vdekur.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një bombole gazi në restorantin “Steak House”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu