Shpërthim me eksploziv në derën e apartamentit

0

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar këtë pasdite në Orikum të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç shihet lënda plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në ambientet e jashtme të një apartamenti në një pallat në zonën e plazhit të Orikumit.

Mësohet se pronari i apartamentit është shtetasi me iniciale A.Ç., i cili dyshohet të jetë dhe objektivi i atentatit ose kërcënimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Mësohet se është bërë shoqërimi i pronarit të apartamentit për tu marrë në pyetje në lidhje me konfliktet e mundshme të tij.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu