Shpërthimi me eksploziv në oborrin e shtëpisë, kush është 36-vjeçari dhe lidhja me vrasjet në Elbasan

0

 

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku i është vendosur lëndë plasëse oborrit të shtëpisë të një 36-vjeçari. Policia ka dhënë detajet e para duke njoftuar se nuk ka as të lënduar, as dëme materiale.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/ Informacion paraprak: Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Skënder Hoxha është 36 vjeçari që i shpërthyen një sasi të vogël lëndë plasëse në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e sotme. Ai është kushëri i Nuredin Dumanit, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.

Policia njoftoi se nga shpërthimi nuk pati as të lënduar e as dëme materiale, ndërsa duket si mesazh i Talo Çelës për Nuredin Dumanin.

Nuredin Dumani është i shpallur në kërkim për vrásjèn e Bujar Çelës dyshohet se ka èkzèkutuar Emiljano Ramazanin më 20 Korrik, në bashkëpunim me Klevis Kapllanaj.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime rreth ngjashmërisë fizike mes Klevis Kapllanajt me autorin që qèllòi me Emiljano Ramazanin. Pas èkzèkutimit, marrëdhëniet mes Dumanit dhe Kapllanajt janë përkèqësuar dhe ka dyshime të fòrtá se gjithçka erdhi për shkak të parave.

Kujtojmë se Emiljano Ramazani, 39 vjeç, u ekzèkutua në Elbasan, ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Autori ka qèlluar nga një distancë e afërt, ndërsa pòlicia gjeti automjetin e djègur dhe dy ármë brenda tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu