Emocione të papërshkruara/ Ndodh mrekullia në Turqi, fëmija 4 vjeç del e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 91 orësh

0

 

Një tjetër mrekulli ka ndodhur nën gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në Izmir.

Siç raportojnë mediat vendase, 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçar të quajtur Ayda Gezgin.

Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babai im?”

Në momentin që ekipet e shpëtimit u afruan drejt vogëlushit, kryebashkiaku Tunç Soyer njoftoi se “skuadrat kanë gjetur një fëmijë të gjallë.”

Më pas aty u dërguan serume dhe batanije. Ekipet e shpëtimit thonë se vogëlushi ishte brenda atij që quhet “trekëndëshi i jetës”, ngjitur pas një makine larëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu