Shpëtoi nga përqafimi i të atit, 5-vjeçari që shpëtoi nga rrëzimi i teleferikut

0

Një djalë pesëvjeçar ka pyetur  “ku është mami im” pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe stërgjyshërit iu vranë nga rrëzimi i teleferikut në Itali. Eitan Biran është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e së shtunës që u mori jetën 14 personave në Alpet Perëndimore.

Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit.  30-vjeçari Amit Biran e kishte mbështjellë në krahët e tij për ta mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.

Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit e më pas u përplas nëpër disa pemë.

Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vrarë.

Familja është nga Izraeli por jetonin në në Italinë Veriore, pasi Biran punonte në një klinikë në Pavia  kurse bashkëshortja e tij e diplomuar për psikologji kujdesej për djemtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu