Thuhet se konsumoi drogë gjatë festivalit, lideri i grupit “Maneskin” jep deklaratën befasuese

0

Finalja gjigande e Eurovizionit u kurorëzua me fitoren e grupit që po bën xhiron në rrjet “Maneskin”.

Shija e fitores duket se u hidhërua nga një video që u bë virale në rrjetet sociale.Në video, lideri i grupit italian Damiano, duket teksa përkulet në tavolinë dhe kjo është kuptuar nga publikur sikur ai po konsumon lëndë narkotike, shkruan InfoWebTv.

“Maneskin” e refuzoi menjëherë këtë akuzë, ndërkohë që edhe adhuruesit e grupit e kanë mbështetur duke treguar se Damiano është përkulur për të parë një gotë të thyer në dysheme.

Grupi muzikor “Maneskin” ka deklaruar se pranojnë t’i nënshtrohen testit të drogës.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur.”

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu