Shqipja e “Përputhen” jep lajmin e madh: Nuk shkel më në Përputhen! Do kandidoj për deputete!

0

 

Debatet e krijuara njëherë pas here, sjelljet e theksuara bullizuese dhe homofobe, kanë shtyrë produksionin e “Përputhen” që të pezullojë pa afat kohor nga programi konkurrenten Shqipe Hysenaj. Një pjesë e mirë e konkurrentëve të tjerë, e kanë konsideruar pezullimin e saj nga programi si vendimin më të mirë që “Përputhen” mund të merrte. Por Shqipja infoormon fansat e saj nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ se rrugëtimi i saj tek Përputhen ka përfunduar që në momentin që nxorri këmbën nga ajo studio, pra ajo nuk është pezulluar por është përjashtuar. Ajo iu lutet fansave që të mos e çojnë kohën dëm duke pritur që ajo të shfaqet.

Shqipja shkuan:

Rrugëtimi im në “Përputhen” ka përfunduar që në momentin që nxorra këmbë nga ajo studio… Prandaj ju lutem nqs jeni duke më pritur të shfaqem në emission mos e çoni kohën dëm për mua… Për çdo të re…, do të jeni të parët që do informoj. Faleminderit për suportin.
Duket se Shqipja paska fansa deri në Amsterdam, përderisa direkt pas kësaj story, ka hedhur bisedën me një Shqiptar në Amsterdam. Fansi i thotë se ka një “ushtri” me fansa në Amsterdam dhe ka plot njerëz që e përkrahin. “Po mendoj vërtet të kandidoj për deputete… ushtria, jam e sigurt që do përgjigjet”- shkruan Shqipja mbi këtë mesazh të fansit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu