Kaloi COVID-in, ja çfarë thotë gazetari elbasanas Alban Shingjergji: Nuk është turp, unë jam njëri prej tyre!

0

Kaloi COVID-19 gazetari dhe aktivisti i njohur në Elbasan, Alban Shingjergji tregon eksperiencën e tij dhe përcjell disa mesazhe për të gjithë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Albani shprehet mes të tjerash se: Nuk është turp të jesh me COVID19, unë jam njëri prej tyre”.

Ja postimi i Alban Shingjergjit:

Nuk është turp të jesh me COVID19,unë jam njëri prej tyre.

Kurohuni në kohë,largoni panikun dhe gjithçka do të shkojë mirë 😊
Mjafton të mos neglizhoni asnjë simptomë, vonesa e marrjes se medikamenteve dhe gjendja e rënduar psikologjike mund të sjellin fatalitet. Vetëm në pak orë çfarë nuk po dëgjojmë,e tmerrshme…..

Elbasani do t’ja dalë,mjafton të shtojmë dozat e kujdesit ndaj vetes dhe të këshillojmë njerëzit që kemi pranë.Zvogëlimi i numrave të infektimit varet veçse nga ne.Forca të gjithëve💪.

Shërim të shpejtë uroj për të gjithë të prekurit,Zoti qoftë pranë nesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu