Shqiptarët peticion. Kërkojnë njohjen reciproke të patentave në Gjermani

0

Çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë është me shumë rëndësi për ta, pasi lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e tyre për të punuar. Pak javë më parë ngritëm shqetësimin e njohjes së patentave shqiptare në Itali, dhe vetëm para pak ditësh u arrit marrëveshja. Ndërkohë e njëjta problematikë paraqitet edhe për shqiptarët në Gjermani. Bëhet me dije se Shqipëria i ka bërë një kërkesë Gjermanisë për njohjen reciproke të patentave. Gjermania ka formuluar disa pyetje drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit Rrugor dhe pritet përgjigje nga pala e shtetit shqiptar, që më pas të kalojë nëpër Landet Federale të Gjermanisë për aprovim. Për këtë është hapur edhe një peticion online dhe akoma nuk është vendosur se sa do të zgjasë votimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu