“Shtëpia e torturave”, ky është burg ku po mbahet gazetari opozitar bjellorus

0

Gazetari opozitar bjellorus, Roman Protasevich, është torturuar në ambientet e paraburgimit ku ndodhet, pasi avioni me të cilën po udhëtonte, bëri ulje emergjente në Minsk, për shkak të alarmit për bombë.

Shumë ekspertë, mendojnë se 26-vjeçari është duke u keqtrajtuar në ambientet e paraburgimit, pasi pikërisht rrjeti i tij televiziv, frymëzoi mijëra qytetarë të mblidheshin në rrugë e të protestonin kundër Lukashenkos. Protestuesit u përballën asokohe me dhunë të ashpër, me kocka të thyera, e hematoma në të gjithë trupin. Madje thuhet, se disa prej protestuesve u lanë pa ngrënë e pirë, u rrahën barbarisht si dhe nuk u lejuan të flinin për tri ditë e radhë.

Madje një pjesë e torturave është regjistruar nga një i burgosur, i cili, regjistroi britmat e ulërimat e të burgosurve të tjera, që jehonin në muret e burgut në Minsk.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë regjistruar mbi 450 raste të torturave deri në shtator dhe dhjetë viktima kanë nisur një sfidë ligjore për të drejtat e njeriut kundër Lukasehnko në Gjermani. Avokatët e grupit e përshkruajnë trajtimin e shtetit ndaj tyre si ‘kafshërore’.
Valery Samalazau, është një prej të burgosurve gjatë protestave kundër Lukashekos, ai ka treguar për mediat ndërkombëtare, të gjitha torturat që u ushtruan ndaj tij.

“Po ecja përgjatë trotuarit kur u rrethova papritur dhe u morra në pyetje. Unë u përgjigja me mirësjellje dhe tregova ID-në time. Menduan se isha pjesëmarrës në protestë, më morën dhe kanë ushtruar ndaj meje dhunë barbare”, tha Valery Samalazau.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu