Shtetasin arab e kapën në dhomën e hotelit me hashash dhe kokainë/ Gjykata e Sarandës i vendos i kushtin shtetasit

0

Pasi na ka shoqëruar ne hotel, policia na ka kërkuar dokumentet e identifikimit të cilat nuk i kemi patur për momentin. Ne këto kushte, policia na ka shoqëruar për në dhomën tone për të marrë pasaportat.

Lënda e gjetur nga policia është imja dhe e kam për përdorim vetjak. Lëndën narkotike e kam blerë thjesht për përdorim vetjak dhe e mbaja në dhomën e hotelit. Është hera e pare qe vij me pushime në Sarandë dhe nuk e di me saktësi vendin se ku i kam blere lëndët narkotike kannabis sativa e kokainë, i kam blerë në rrugë, personin nuk e njoh. Lenden narkotike cannabis sativa dhe kokainë i kam blerë në shumën 1200 lekë të reja”-, është shprehur arabi gjate hetimeve paraprake.

Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj tij masen e sigurimit “garanci pasurore 1 milion leke” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, një herë në muaj, ditën e hënë, të javës së parë, ora 10:00”. Gjate ketij sezoni turistik, shtetas te ndryshem rezultuan problematike me ligjin per policine e Sarandes. Te arrestuarit kane qene suedez, lituanez, arab, turk dhe nga Sri Lanka. Zakonisht ata janë akuzuar per sasi teper te vogla droge, dhune ne familje, falsifikime e moskallëzim krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu