Shtyu të miturën në ashensor dhe e ngacmoi seksualisht, polici: Po luaja

0

Një oficer i policisë Australiane akuohet se ka ngazmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një ashensor në korrik 2019, ndërsa Glenn Roche, i cili u përpoq të argumentonte nuk ishte ngacmim, por thjeshtë një incident, nuk arriti që ta bindte gjyqtarin dhe kështu që 54-vjeçari është në pritje të dënimit që do t’i jepet në gusht.

Sipas Daily Mail, në këtë ditë të veçantë në 2019, Roche kishte kaluar orët e mëparshme duke ecur nëpër atraksione të ndryshme të Sidneit me gruan e tij dhe familjen e saj. Kjo skenë u kap në fund të kësaj daljeje të përbashkët, kur ishte koha për t’u përshëndetur.
Kamera e sigurisë ka kapur 54-vjeçarin ku duket se ka ndjekur vajzën në ashensorin e stacionit të trenit Cambraata të Sidneit dhe shihet teksa e kap fort prej beli. Vajza e vogël më vonë dëshmoi në gjykatë se burri ia shtrëngoi dy herë gjoksin, ndërsa ai thotë se u përpoq ta kapte atë për lojë.

Vajza e vogël i tha gjykatës se ajo ende ka makthe nga sulmi dhe se ka frikë se diçka e tillë mund t’i ndodhë përsëri, ndërsa ai ende këmbëngul se nuk bëri asgjë të keqe dhe se qëllimet e tij ishin “të qarta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu