Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete me njëra-tjetrën, një i lënduar

0

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Për pasojë është dëmtuar rënde njëri nga drejtuesit e mjeteve. Policia ndodhet në vendngjarje ku ka ndaluar drejtuesim e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu