Si i humbi PS tre mandate brenda pak orësh

0

Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste.

Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate.

Sjellim në vëmendje që vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi mme 76 mandate në total, por me kalimin e orëve “blutë” po rekuperojnë në disa qarqe.

Dy qarqet ku ka fituar mandate PD janë Dibra dhe Shkodra.

Sipas opozitës, fillimisht janë hapur kutitë e bastioneve të majta, ndaj rezultati ishte i tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu