Si ndikojnë emocionet më të rrezikshme në shëndetin tonë

0

Emocionet negative janë gjithmonë rreth nesh, por sa ndikim kanë ato tek ne ? Edhe pse nuk është aspak e shëndetshme, ndikimi që këto emocione kanë tek ne , është i madh.

Ankthi

Fillimisht ndikon te plakja më e hershme, rrit tensionin, jep dhimbje gjoksi dhe dobëson sistemin imunitar. Personat me ankth kanë tendencë të mos kujdesen për veten, të flenë keq, të mos hanë në mënyrën e duhur.

Vetmia

Kjo gjendje rrit presionin e gjakut, nivelet e hormoneve të stresit dhe influencon në cilësinë e gjumit. Mund të dëmtohet edhe sistemi imunitar.

Shoku

Një traumë psikologjike, ndryshon strukturën e trurit, duke sjellë pasoja që ndikojnë në prishjen e gjumit, probleme seksuale, mungesë energjie dhe dhimbje kronike.

Trishtimi

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvard-it, është e mundur të vdesësh nga një dhimbje psikologjike shumë të fortë, pasi rritet mundësia për atak kardiak dhe hemorragji cerebrale.

Mëria

Sjell ndryshime fiziologjike ende të pashpjeguara saktësisht, që mund të pesëfishojnë rrezikun e pasjes së një ataku kardiak dhe trefishojnë mundësinë e hemorragjisë cerebrale, 2 orë pas një shpërthimi zemërimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu