The Weeknd doli publikisht kundër eventit më të madh të muzikës, Grammy Awards, disa muaj më parë. Artisti i njohur e cilësoi Grammy si të korruptuar dhe kërkoi llogari për mënyrën se si vendoset për nominimet dhe ndarjen e çmimeve.
“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“,shkroi The Weeknd në një postim.
Për shkak të këtyre deklaratave të fuqishme, Grammy Awards, ka ndryshuar rregullat së fundmi. Organizatorët kanë njoftuar se mënyra se di do të zgjidhen finalistët dhe fituesit nuk do të jenë më anonime dhe të fshehta. Në vazhdim, çdo gjë do bëhet hapur që të shmangen keqkuptimet mes artistëve dhe drejtuesve të eventit.
Mirëpo as këto ndryshime nuk e kanë qetësuar The Weeknd. Në një deklaratë për Variety ai është shprehur se besimi ndaj Akademisë Grammy i është thyer.
“Besimi është thyer prej kohësh mes organizatorëve të Grammy-t dhe artistëve. Do të ishte budallallëk që të ngrinim flamujt e fitores. Mendoj se industria dhe publiku duhet të shohin sistemin transparent, që të festohet fitorja, por ky është një fillim i rëndësishëm. Vazhdoj të mos kem interes për pjesëmarrjen në Grammy, veçanërisht me korrupsionin e tyre për gjithë këto dekada. Unë nuk do të marr pjesë në të ardhmen”, ka thënë këngëtari.