Sipas IGJEUM: Niveli i ujit nga nesër do të bjerë në Shkodër, nuk do të ketë më reshje shiu në vend

0

Instituti i Gjeoshkecës njofton se nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta me një rritje të lehtë përgjatë ditës së sotme. Duke filluar nga fundi i ditës së nesërme dhe përgjatë gjithë javës prurjet nga liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna do të jenë në rënie.

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, nuk pritet rrezik nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 02) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër (e mërkurë, dt. 03) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 1 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 02) dhe nesër (e mërkurë)era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu