Sipërfaqe toke të përmbytura, dhjetëra banesa të rrethuara nga uji, si paraqitet situata në Lezhë

0

Vijon të jetë e rëndë situata në Lezhë për shkak të motit të keq. Raportohet se situata paraqitet më e rëndë dhe ka sipërfaqe të mëdha të mbuluara me ujë, në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te njësisë administrative Dajç dhe Torovicë e njësisë administrative Blldren.

Në fshatin Gajdër janë 15 banesë në ujë, në Zojs janë 5 banesa në ujë dhe fshatin Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

Njoftimi

Sot situata  është rënduar, ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë, në  fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë e NJA Blldren .

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm shi .

Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadal  por nuk kane dale nga shtrati .

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

Do jemi gjithe kohen ne teren per te pare ecurine dhe nevojat per nderhyrje

Në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu