Situatat kur djemtë flasin broçkulla, por vajzat i adhurojnë

0

Edhe pse në dukje acarohemi kur atij s’i kujtohet data e përvjetorit, nuk mban mend shenjën tënde të horoskopit apo planin që ja the para 5 minutash, sërish biseda përfundon me humor dhe ti ndjen që e do akoma më shumë. Në fund të ditës, është thjesht një hutaq i shpërqëndruar me qëllime të mira, prandaj s’ja vlen t’i mbash mëri. Zakonisht vajzat dashurohen me gjërat e vogla dhe idiote që burrat bëjnë, por për çfarë e kemi fjalën?

Kur ai të bën dhuratë fustanin më të shëmtuar që qarkullon

Ose ai është përpjekur më tepër se ç’duhet ose shoqja e tij e ngushtë nuk ka shije. Ti atë fustan nuk do ta vishje edhe sikur të të paguanin, por gjesti i tij nuk ka të paguar.

Kur ai pyet: “Ke prerë baluket?” ndërkohë që ti i the që i ke thënë 1 milionë herë deri tani që do lyesh flokët

Ti ke lënë kohën dhe rrogën në parukeri për t’u dukur një yll, kurse ai me qetësinë më acaruse të pyet nëse “ke prerë pak baluket”.

Nervozizmi i tij kur ti mendohesh gjysmë ore se çfarë do të porosisësh

Sepse ti zakonisht je në dietë, dhe nuk di ç’të zgjedhësh mes 10 sallatërave pa pikë shije. Kurse ai i ka gjërat e ndara: në mëngjes vezë, në drekë gjellë, në darkë mish pule me perime të ziera. Kështu e mban atë super trup!

Kur ai përpiqet të shprehë ndjenjat, por bëhet lëmsh

Ka disa mënyra për të thënë “Të dua”, si për shembull: “Do të doja të flija me ty. Domethenë, vetëm të flinim. Nuk e kam në kuptimin…” Ndoshta s’është shumë i mirë me fjalët, por ti e di gjithmonë se çfarë do të thotë.

Hutimi i tij kur dilni për të parë ndeshje, sepse duhet ta ndajë vëmendjen në dy pjesë

Është e vërtetuar shkencërisht se burrat s’janë shumë të mirë në të bërit dy gjëra njëkohësisht. Megjithatë ai përpiqet të të kushtojë vëmendje edhe ty ndërsa luhet Milan-Juventus, edhe pse kur bëhet gol, ta pret fjalën në mes dhe ngrihet ulëret si i çmendur.

Kur lë amanetet e fundit pasi shikon se e ka temperaturën 37.5

Merr leje në punë, mbyllet në shtëpi dhe rri shtrirë gjithë ditën sepse çdo kontakt me ambientin mund të jetë fatal për të. E megjithatë, pas tre ditësh është si kokrra e mollës dhe i kthehet rolit të super heroit që të shpëton jetën duke të të sjellë ilaçe ty, sepse ta ka ngjitur.

Kur ti ke veshur dekolte dhe ai përpiqet ta mbajë mendjen tek ato që thua

Pse ja bën këtë?

Kur je bërë një super yll sepse duhet të shkoni diku, dhe ai s’flet asnjë fjalë

Nuk të thotë se je bërë e bukur, vetëm kthen kokën orë e sekondë ndërsa i jep makinës. Rrezikon të përplaset dhe ti e pyet: “Çfarë paske sot?”. Përgjigja dihet: “Hiç” (nënqeshja e përhershme).

Kur përpiqet të të nxjerrë ndonjë gjë dhe befas flet si shoku më i ngushtë që ke

Bëhet xheloz dhe për të të nxjerrë ndonjë gjë, ia këput ndonjë pyetje të tipit: “Po hë, të gjuajti ndonjë mbrëmë?”. Ti për ta ngacmuar i thua: “Të gjithë!”, dhe pastaj vjen ajo e qeshura ironike që zgjat dhjetë minuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu