Skandal në Kapshticë/ Shqiptarit i bëhet shkarazi testi i Covid, rrëzohet në tokë

0

Greqia ka hapur kufijtë për punëtorët sezonal që vijnë nga Shqipëria deri më datë 31 maj. Por për të kaluar kufirin ka disa kushte që janë vendosur nga pala greke dhe që duhen respektuar nga të gjithë ata që gëzojnë statusin e punëtorit sezonal. Kështu shqiptarët që do të shkojnë për të punuar në Greqi më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ndërsa kuota ditore e pranimit është vetëm 400 persona në ditë. Por gjatë kohës që shqiptarët i nënshtrohen testit të shpejtë, ndodhin edhe incidente.

Një i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme dhe një qytetar ka raportuar në redaksinë e JOQ ALBANIA. Qytetari ka shkruar se një shqiptar, i cili donte të kalonte kufirin si punëtor sezonal humbi ndjenjat sapo bëri testin e shpejtë. Qytetari ka shkruar se punëtori humbi ndjenjat sapo iu bë testi i shpejtë, pasi mjekët grekë ia bënë në mënyrë të shpejtë dhe të gabuar. Shqiptari ka humbur ndjenjat dhe është mbajtur nën kontrollin e mjekëve për 30 minuta.

Mesazhi i qytetarit:

Sot ne doganen e Kapshtices nje puntori sezonal mbas kryerjes se testit te shpejte ne menyre te shpejte dhe te gabuar nga pala greke, shtetasi shqiptar ka rene pa ndjenja. Eshte mbajtur rreth 30 minuta nen kontrollin e mjekeve dhe me pas ka udhetuar drejt shtetit fqinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu