Skandali i pagave, reagon Lulzim Basha: Konfirmim që ndryshimi në 25 prill u pengua dhunshëm nga partia-shtet

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme sa i përket skandalit me daljen e pagave të mbi 600 mijë shqiotarëve, duke e lidhur me skandalin e patronazhistëve dhe duke thënë se nuk janë gjë tjetër veccse konfirmim i masakrës zgjedhore më 25 prill.

Në një postim në Facebook, Basha deklaroi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet në 25 prill, duke shtuar se frymëzuesi dhe dhe mbrojtësi i nxjerrjes së të dhënave personale, referuar Ramës, duhet të mbajë përgjegjësi.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo biznesneve private në vend. Burime pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan më herët për Neës24 se kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë patur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuropria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të pautorizyar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Dosja e njohur si patronazhistës u hetua më herët nga SPAK, por ky institucion lau duart, duke iu kaluar topin organit të akuzës në kryeqytet. Për shkak se janë ngritur dyshime të bazuara në prova, që të dyja databazet janë shpërndarë nga e njëjta linjë dhe kanë rrjedhin nga i njëjti institucion, grupi i hetimit ka gjasë t’i bashkojë dhe hetojë në një të bashkojë dhe hetojë në një të dyja dosjet.

Për të siguruar prova, prokuroria krahas kqyrjes së sistemit dhe kompjuetareve të këtyre zyetarëve, ka kryer dhe përgjime e vëzhgie të disa prej të dyshuarve, të cilët në bisedat mes tyre, kanë nxjerrë detaje që io kanë shërbyer hetimit. Zyrtarë të Prokurorisë thanë se së shpejti pritet të ketë rezultate konkrete për hetimin, por se pjesa më e vështirë e zyrtarë të prokurorisë thanë se së shpejti pritet të ketë rezultate konkretë pet hetimin, porse pjesa më e vështirë e tij do të jetë përcaktimi i motiviti, se përse u publikuan listëpagesat e mijëra qytetarëve.

Rrjedhja e të dhënave të një numri kaq të lartë qytetarësh, konsiderohet një nga skandalet me të rënda të ndodhura vitet e fundit, pasi të dhënat personale të punonjësve të administratës, por edhe atyre të biznesit privat mund të keqpërdoren nga individë, por edhe grupe kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu