Skenari/ Ja si do të bëhet hapja e spitalit Covid në Elbasan

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sistemi shëndetësor është i përgatitur me një kapacitet prej 1600 shtretër të dedikuar COVID përfshire këtu edhe spitalet rajonale.

Manastirliu shpjegoi si do të bëhej hapja e spitaleve rajonale sipas skenarëve.

“Spitalin COVID3 ka ende shtretër bosh. Sistemi shëndetësor është përgatitur me 4 struktura të dedikuara COVID 550 shtretër dhe jemi te përgatitur për disa skenarë në 1600 shtretër edhe në spitalet rajonale.

Është e rëndësishme të themi që sistemi shëndetësor kujdeset për shëndetin e njerëzve dhe njerëzit duhet të kujdesen për sistemin shëndetësor të mos e mbingarkojnë atë.

Në Skenarin A, kapaciteti i pesë (5) spitaleve rajonale: spitali rajonal Durrës, spitali rajonal Elbasan, spitali rajonal Korçë, spitali rajonal Shkodër, spitali rajonal Fier.

Në skenarin e dytë aktivizohen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Vlorës.

Në skenarin e tretë, nëse do të jetë e nevojshme, do të përdoren një pjesë e kapaciteteve të spitaleve rajonale Gjirokastër, Kukës dhe Dibër” tha Manastirliu në emisionin Opinion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu