Skëndërbeu do të ketë një bust në mes të parkut të Budapestit

0

Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ketë një bust në mes të parkut qendror të Budapestit të Hungarisë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që bashkë me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Hungari, tha se piedestali tashmë është ngritur në mes të parkut të gjelbëruar dhe se busti do të vendoset në një ceremoni inaugurimi më 5 korrik në Budapest.

“Do të vendosim bustin, janë dy iniciativa ku dhe mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek Zogu i Parë te ministria e Drejtësisë. Për bustin e Skënderbeut është vendosur piedestali dhe inaugurimi do të bëhet më 5 korrik në Budapest. Busti është krijuar nga Agim Rada me kontributin e Bashkisë Tiranë dhe është një dhuratë për bashkinë e Budapestit.”, tha Veliaj.

Rama tha se vendi i zgjedhur është shumë pikant dhe strategjik, ndërsa dha dhe idetë e tij artistike: ‘Vendi është shumë pikant, po mendoja të merrnit leje që të bënit një tapet kuq e zi që të çon te busti i Skënderbeut. Është një vend shumë strategjik, shumë bukur”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu