Skolioza te fëmijët, çantat e rënda në shkollë shqetësojnë specialistët

0

Teksa kemi lënë pas muajin e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, vëmendja e specialistëve të shëndetësisë rikthehet te cantat e rënda që detyrohen shpesh fëmijët të mbajnë mbi shpinë. Pajisja e teksteve shkollore me fletë pune , por dhe tejmbushja e kuletave me mjetet ndihmëse e bën një cantë shkollore sot shumë herë më të rëndë sesa dikur. Për këtë arsy shumë prindër dhe gjyshër detyrohen ti mbajnë vetë cantat ndërsa shoqërojnë fëmijët në shkollë dhe anasjelltas. Ata thonë se kanë dëgjuar për skoliozën te fëmijët ndaj përpiqen të jenë të kujdesshëm për të parandaluar deformimet e shtyllës kurrizore.

Mjekja fizioterapiste Denisa Bici sheh me shqetësim deformimet me shtyllën kurrizore te adoleshentët pasi organizmi i tyre zhvillohet në mënyrë të menjëhershme dhe mbajtja e peshave të rënda thotë ajo e përkeqëson gjendjen e tyre. Mjekja përcjell disa këshilla për prindërit dhe stafet e mësuesve ku njëra prej tyre është evitimi i peshave të rënda.

Forma më e shpeshtë e skoliozës është ajo e lindur, por vitet e fundit janë konstatur forma të reja të cilat kanë shqetësuar jo pak mjek dhe prindër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu