Solli revolucion në OpenAI, shqiptarja Mira Murati renditet mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

0

SHBA- Ndikimi, fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për t’i bërë gjërat, merr shumë forma.

The Financial Times ka publikuar një listë të grave më me ndikim në botë, duke shkruar për secilën nga një artikull, autore të cilat janë gra të tjera të fuqishme në skenën ndërkombëtare.

Lista është e përbërë nga gra që kanë marrë vlerësime prestigjioze, por edhe çmimet Nobel, Pulitzer, Grammy dhe Kupat e Botës nuk arrijnë të kapin plotësisht natyrën shumëplanëshe të punës së tyre.

Siç shihet edhe më poshtë listë përmendet edhe shqiptarja Mira Murati. Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj si Margot Robbie, Beyoncé, Ursula von der Leyen apo Olena Zelenska si një ndër gratë më të fuqishme.

Artikulli i saj i shkurtër është shkruar nga Marissa Mayer, e cila është bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine.

Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren. Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore-AI, Mira është pro testimeve të hapura, publike – duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka dukshëm e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr.

Në listën e FT përfshihen:

Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Phoebe Philo, Lola Shoneyin, Alia Bhatt, Aespa, Mira Murati, Makiko Ono, Fran Drescher, Lisa Dyson, Carol Tomé, Karin Keller-Sutter, Marie-Claire Daveu, Marina Silva, Ursula von der Leyen, Mary Barra, Janet Truncale, Narges Mohammadi, Coco Gauff, Jenni Hermoso, Elizabeth Maruma Mrema, Chen Chien-Jou, Katalin Karikó, Olena Zelenska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu