“Sot e vjelim nesër kalbet”,- fermerët e Beratit dhe Roskovecit në hall me farën e keqe të domates

0

Fermerët në Jagodinë të Roskovecit kanë probleme me farën e prodhimit Ozgan. Domatja është mbjelle 3 muajt e fundit dhe skane marre prodhim akoma.

Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe demshperblim nga shteti, pasi ata thonë se kanë paguar rregullisht çmimin e farës, por fara ka dalë e keqe.

Jane tek 2 hektare sera të prekura nga kjo fare që banorët e quajnë të keqe dhe mbi 15 fermere te prekur nga prodhimi tepër i dobët që ka sjellë kjo farë.

Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi humbjet për ta kanë qenë tepër të mëdha, duke qenë se shumë prej tyre janë dhe me kredi.

Ankesat e banorëve:

Fermeri 1: Ça të them unë tani. Ku të filloj? Do fajësoj atë që e kanë prodhuar faren dhe e shesin. Tani derisa na kërkojnë taksa, shteti të vërë dorë. Të na dëgjojnë, të na shikojnë si vuajmë. Duam të ushqejmë fëmijët. Të vërë dorë shteti.

Fermeri 2: Ça të themi ne? Ne me kredi jemi. Sa duan ata ne i jemi përgjigjur. 250 lekë, aq. Ça të bëjmë . Ku të shkojmë? Ku do mbytemi? Shteti të vërë dorë. Si këtë herë nuk kemi pasur probleme. Plehrat kimike kemi për t’i paguar. Më ka vajtur kosto 5 milionë lekë. Kalamajtë duan të hanë. Ta shesim 100 lekë ne? Këtë nuk e ha as tregu i brendshëm. Ta mbash 3 ditë në arkë ktë e hanë mushkonjat. Prishet.

E njëjta situatë problematike me farën është shfaqur edhe në zonën e Kutallit në Berat, aty ku fermerët ankohen se ai që ua ka shitur nuk mban përgjegjësi.

“Nuk është i përshtatshëm. Prodhimi nuk rron më shumë se një ditë. Sot e vjelim nesër kalbet. Fermerët kanë një mal me halle. Nafta të gjitha janë të shtrenjta. Prodhim nuk jep. Ai qe ka sjellë farën nuk mban përgjegjësi. Ne s’kemi pasur problem ndër vite. Tani ka filluar nga dy vite. Sivjet u hoq e gjithë fara. Kemi dhe probleme të tjera. Plehërat kimike janë shumë të shtrenjta. Një fermer po ti hedhi më tepër pesticide një bime, i bie ta thajë me duart e tij”, tha nje nga fermeret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu