SPAK mbyll hetimet për Jan Prengën, kush janë dy të dyshuarit kryesor për zhdukjen e tij

0

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar hetimet për zhdukjen e Jan Prengës, duke identifikuar dy prej të dyshuarve kryesorë për krimin tronditës.

Bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, ndaj të cilëve rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait të 3 fëmijëve. Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, ndaj burime pranë SPAK, konfirmuan se hetimet për të dhe Turjan u finalizuan dhe ndaj tyre u ngritën akuzat zyrtare, përderisa afatet e paraburgimit ishin drejt përfundimit.

Olsi Turja është liruar me herët, por megjithatë ai do të ulet në bankën e të akuzuarve me Bexhdilin, për të nisur përballjen me drejtësinë.

Ndërkohë që trupi i viktimës nuk është gjetur ende SPAK bën me dije se hetimet për personat e tjerë vijojnë ende.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz nga 4 persona në janar të 2020-ës, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë, ndërkohë që gjurmët e fundit të këtij mjeti janë pikasur në hyrje të Fushë Krujës.

Pak orë më vonë një makinë e tillë luksoze u gjet e djegur, ndërsa në vendin ku ndodhi pengmarrja dëshmitarët panë gjurmë gjaku, dhe mjetin e Prengës, i cili kishte mbetur me derën e hapur.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua pas grabitjes së sasisë prej 260 kg kokainë nga vëllai i Janit, Astrit Prenga në Britaninë e Madhe. Porositës i krimit, dyshohet të jetë Gentian Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili kontaktoi vëllëzeit e pengut, dhe iu kërkoi ti kthehej malli, në këmbim të jetës së Janit.

Familja Prenga u kontaktua edhe nga Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador dhe që sipas hetimet rezulton të jetë personi që organizoi nisjen e sasisë së madhe të kokainës që u zhduk nga porti i Portsmoouth në Angli.

Edhe pse Astrit Prenga ktheu një pjesë të madhe të kokainës dhe pagoi një shumë të madhe paundësh britanikë, Jan Prenga nuk iu kthye familjes, ndaj Dritan rexhepi iu rrëfeu vëllezërve të pengut emrat e rrëmbyesve. Sipas policisë, ai është dërguar i pajetë në resortin Hajri në pronësi të Altin hajrit dhe u nxorr me një furgon të bardhë e dyshjohet të jetë gropozur në atë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu