Balluku inspekton punimet në pjesën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati në fund të gushtit

0

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku është duke inspektuar ditën e sotme punimet në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës.

Siç bëri të ditur ministrja, ky aks pritet që të jetë në dispozicion të udhëtarëve në fund të muajit gusht. Aktualisht po punohet në lotin 2, për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës.

Balluku bashkë me ekspertët në terren thanë se vështirësi në këtë kantier ndërtimi ka qenë formacioni gjeologjik që ua ka bërë punën disi më të vështirë.

“Ky aks do të mbajë një trafik mjaft të rëndësishëm. Ka qenë edhe pjesa me kompleksitetin më të lartë. Afati I kësaj vepre është fundi i gushtit, por mesa duket puna po ecën dhe duket se nuk do kemi më problem as për tharjen. Kemi lidhjen e tre loteve, atë të parin nga TEG-u deri në Farkë dhe pjesa tjetër nga Bërryli në Shkozë dhe mbetet ky lot,” tha ndër të tjera ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu