Spitali Covid përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë 4 pacientë

0

Zjarri që ra në një spital Covidi në Brazil u mori jetën të paktën 4 pacientëve.

Ngjarja ndodhi në qytetin Arakazhu në verilindje të vendit ku zjarri shpërtheu në 6 e 30 të mëngjesit me orën lokale.

Flakët u vunë menjëherë nën kontroll bëjnë të ditur mediat vendase dhe u bë evakuimi i 35 pacientëve të cilët u transferuan në një spital tjetër.

Bashkia e Arakazhu nuk jep detaje për shkakun e zjarrit për të cilin thotë se po hetohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu