Spitali i Gramshit pa mjekë specialistë,qytetarët sorollaten në spitalet fqinje

0
Screenshot

 

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shendetesise e kane lene jashtë vëmendjes sherbimin shendetsor ne rrethin e Gramshit.Prej më shumë se 20 vitesh në spitalin bashkiak të qytetit mungojnë 8 mjekë profesionistë.Edhe në stafin aktual 5 prej mjekëve specialistë kanë dalë në pension.Koston e mungesave të bluzave të bardha e vuajnë qytetarët,të cilët për një ekzaminim të thjeshtë u duhet të shkojnë në Qendrën Spitalore në Elbasan ose në spitalet në Berat,Lushnje e Pogradec.

Ministria e Shendetesise disa here ka premtuar plotësimin e spitalit me mjeke specialist,por deri tani nuk ka qënë e mundur./Infoweb Media