Stëbleva, një ndër atraksionet më të bukura turistike

0

Stëbleva është një ndër atraksionet më të bukura turistike të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur, luginat, liqeni i Fushe Studenit, bimesia dhe ajri i fresket.

Liqeni i Fushe studenit , i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje teper piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vëndas.
Stebleva nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë.

Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Stebleva është një ndër vendet më të perferuara të Parkut për vizitore të huaj dhe vendas.

Kjo zonë është e njohur për prodhimin e patates, madje jo vetëm vendasit por edhe të huajt kërkojnë të ushqehen me këtë produkt kur vijnë në Stëblevë.
Duke folur për kulinarinë dhe gatimet tradicionale të Librazdhit dhe zonës së Fushë Stdudën, Balla theksoi se pjata tipike e kësaj zone është mishi i qingjit në saç.
Përveç natyrës së bukur plot ngjyra dhe ajër të freskët mikpritja në zonën e Steblevës ngelet një nga gjërat me të cilën banorët e kësaj zone krenohen më së shumti.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu