Suedia dhe Luksemburgu pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca

0

Suedia dhe Luksemburgu i janë shtuar listës së vendeve evropiane që kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca të popullsisë.

Kjo masë vjen, pasi pretendohet se vaksina anti-Covid e prodhuar nga kompania Oxford-AstraZeneca, shkakton mpiksje të gjakut.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një numër problemesh të gjakut që kanë ndodhur tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”.

Kështu është shprehur qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

“Vaksinimet me vaksinën AstraZeneca Covid-19 do të pezullohen në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi nga EMA. Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. Vlerësimi i EMA-s pritet gjatë kësaj jave”, u tha në deklaratë.

Ekspertët e OBSH-së

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe ekspertë të tjerë shëndetësore, kanë sqaruar se deri më tani nuk ka prova që vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Madje sipas tyre, 37 rastet e raportuara në mbi 17 milionë njerëzit që kanë bërë vaksinën, është mëse normale.

Kujtojmë se më herët, Bullgaria, Irlanda, Holanda, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Suedia, Luxembourg, Qipro dhe Letonia e kanë pezulluar përkohësisht vaksinën në fjalë.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu