Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë të ndalur, bëhet pjesë e markës luksoze

0

Luana Vjollca është bërë pjesë e familjes së markës së famshme “Philipp Plein” dhe këtë e bëri të ditur nëpërmjet disa imazheve të publikuara në rrjetet e saj sociale.

E rrethuar nga një grup djemsh të veshur me kostume ajo modelon duke ekspozuar veshjet e ndryshme të markës luksoze, pamje të cilat i ka ndarë dhe gjigandi i modës.

  

Për një kohë të gjatë ajo ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

 

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.

Flitet se një ndër bashkëpunëtorët e saj në muzikë është Ylli Limani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here