Vrau gruan dhe veten në Librazhd, zbulohet arsyeja e krimit makabër

0

Një tjetër krim brenda në familje tronditi sërish mbrëmjen e sotme vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau bashkëshorten me sëpatë dhe më pas u vetëvar në një pemë jashtë banesës.

Arsyet e vendimit ekstrem të kryefamiljarit nuk dihen, 12 vite më parë Menturie Bici e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë ndaj saj.

Duket se ngjarja e mbi një dekade më parë ishte lënë pas nga çifti duke vijuar jetën bashkëshortore, por problemet duket se kishin vijuar.

Mësohet se Qemali ka qenë person problematik përsa i përket alkoolit dhe shpenzimit të parave. Madje ka pasur edhe kallëzim në polici nga bashkëshortja e tij, të cilën thuhet se e dhunonte shpesh.

Çifti ka 4 fëmijë: një vajze në Angli, një djalë në Greqi, djalin tjetër në Tiranë dhe një fëmijë më të vogël.

Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas fëmijët kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.
Kjo ngjarje e rëndë pason atë të Shkodrës ku vëllai vra u motrën , si dhe ngjarjen që tronditi Tiranën, ku u vra Kudret Salia nga ish-vjehrri.

Policia pritet që të marrë dëshminë e fëmijëve, por edhe të afërmve për të mësuar më shumë mbi arsyet që çuan Qemal Bicin drejt vendimit për të vrarë gruan dhe më pas veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu