Sulmet me bomba në Damask, dhjetëra njerëz të vrarë

0

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana. Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen teksa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais. Edhe pse Siria është në luftë civile prej një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla.

Pak pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Kjo zonë kontrollohet nga opozita dhe është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin sirian, Bashar al-Assad, qysh në vitin 2011. Lufta në Siri ka lënë së paku 350,000 njerëz të vrarë dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë. Gati gjashtë milionë refugjatë sirianë kanë ikur jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu