Surpriza e listave të partive politike në Kosovë

0

Partitë politike në Kosovë dorëzuan të shtunën listat zyrtare të kandidatëve për deputetë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në respektim të afatit të paracaktuar.

Zyrtarisht në garë për kryeministër të ardhshëm të vendit, shihen si favoritë, Enver Hoxhaj nga PDK, Albin Kurti nga LVV dhe Avdullah Hoti nga LDK, dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili renditet i pesti në radhë.

Ndërsa lista e Lëvizjes Vetëvendosje, me 110 emra, kryesohet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ndërkohë që bie në sy prania në këtë listë edhe e Donika Gërvallës, vajza e Jusuf Gërvallës, që u largua nga LDK pas 27 vitesh duke iu bashkuar nismës së Vjosa Osmanit si edhe Avni Dehari, babai i aktivistit të Vetëvendosje-s, Astrit Dehari, që humbi jetën ndërsa ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Në këto zgjedhje LVV  do të garojë me 41 femra, kandidate për deputete, mes të cilave edhe Vasfije Krasniqi.

Lista e PDK-së kryesohet nga Enver Hoxhaj, dhe në pesëshen e parë janë edhe emrat e Uran Ismailit, Eliza Hoxhës, Bedri Hamzës e Memli Krasniqit. Një ish-deputet në Maqedoninë e Veriut, Ruzhdi Matoshi, i është bashkuar ndërkohë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lista e së cilës kryesohet nga Ramush Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu