Syri i keq është më i rrezikshëm seç mund ta mendoni

0

Shumë prej kulturave anë e mbanë botës besojnë se shikimi i ligë apo mendimet e këqija,shkaktojnë dëme tek dikush tjetër në formën e sëmundjeve,plagëve madje edhe në formën e vdekjes.Veçanërisht populli shqiptar e beson më së tepërmi këtë fenomen,i cili njihet ndryshe si ‘syri i keq’.

Çfarë është syri i keq

Syri i keq është një term i përdorur për të përshkruar procesin e prekjes nga vibrimet e  Raja-Tama nga një person tjetër, që do të thotë se ai person mund të na mundojë me syrin e keq me vetëdije të plotë ose pa dashur.

Por në ditët e sotme,shoqëria me kërkesat e saj ka bërë që kjo teori të zëvëndësohet nga diçka tjeter.Njerëzit janë të mbushur me urrejtje,xhelozi,lakmi,etj.Vibrimet e Raja-Tama janë krijuar nga këto vese ,të cilat kanë efekt shpirtëror në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ne.Pushtimi nga energjitë negative(fantazmat,demonët,shpirtrat),është gjithashtu një formë mundimi nga syri i keq.

Nga se shkaktohet 

Syri i keq mund të shkaktohet në çdo person apo çdo objekt.Këtu përfshijmë individë,kafshë,bimë apo objekte të tjera.Pra syri i keq është si një virus i tmerrshëm

Simptomat që shkaktohen

  • Sëmundje të vazhdueshme
  • Varësi
  • Depresion
  • Ankth/Stres
  • Harresa
  • Dështim në edukim dhe karrierë
  • Probleme ekonomike
  • Abortime
  • Fëmije me probleme
  • Martese e shthurur

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk keni gabuar nëse keni fajësuar syrin e keq për problemet që ju kanë ndodhur.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu