Takim konstruktiv dhe me kundërshti, Biden mban konferencë pas takimit me Putin

0

Presidenti i SHBA Joe Biden po mban një konferencë shtypi tani pasi përfundoi bisedimet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.

“Dua që Presidenti Putin të kuptojë pse unë them çfarë them dhe pse bëj çfarë bëj. I thashë presidentit Putin se agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo kujt do tjetër, është për popullin amerikan.Të drejtat e njeriut “janë ata që ne jemi”, ashtu si amerikanët. Ata do të jenë gjithmonë në tavolinë”, tha Biden.

Ashtu si Putin, Biden tha se do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar disa infrastruktura kibernetike që i kanë kaluar kufijtë.

Biden shtoi se takimi ishte konstruktiv, por kishte edhe tema për të cilat nuk ranë dakord. Ndër të tjera tha se i theksoi Presidentit Putin se çështja e Alexei Navalny është tepër e rëndësishme.

Më parë, Putini mbajti konferencë për shtyp ku tha se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit dhe do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike. Ai e përshkroi samitin si “konstruktiv” dhe “produktiv” në tërësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu