Takimi hapet me performancën e Noizyt dhe Artjola Toskës, Rama mbërrin në pallatin e sportit në Milano

0

ITALI – Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali është hapur me performancën e këngëtarëve shqiptarë Noizy dhe Artjola Toska. Ndërkohë para pak minutash ka mbërritur në pallatin e sportit në Milano dhe kryeministri.

Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra të kabinetit qeveritar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe disa kryebashkiakë të tjerë.

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu