Tashmë pjesë e filmit “Fast and Furious 10”, njihuni me këngëtaren që do të aktrojë në serinë e ardhshme

0

Protagonisti i filmit më të shikuar ka konfirmuar lajmin se Cardi B do të rikthehet me rol në filmin e ardhshëm të “Fast and Furious”.

Cardi B ka qenë pjesë e serisë së nëntë të filmit të famshëm duke e portretizuar Leysan. Rikujtojmë që seria e nëntë e filmit ka vetëm pak ditë që po jepet në kinema dhe sic raportohet edhe nga burimet ka një interes mjaft të lartë të të rinjve dhe jo vetëm për të parë serinë e re të “Fast and Furious”.

“Jemi shumë të emocionuar që do ta zhvillojmë edhe më shumë personazhin e saj, në filmin final ‘Fast and Furious’. Ajo arriti të bëhet pjesë e projektit në kohën e duhur. Siç kam thënë edhe më herët, filmit tanë po i vjen fundi dhe vazhdimi i nëntë rreshton gjithçka në mënyrë të përsosur, për finalen më të madhe në historinë kinematografike”, ka deklaruar aktori në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Nga informacionet e publikuara rikujtojmë qëvite më parë, Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht, tregon se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu