TIRANË-Ndryshimet e shpeshta fiskale, konsiderohen shpesh herë stresuese për biznesin, edhe pse në raste të caktuara qëllimet mund të jenë lehtësuese.
Në këtë situatë kur ne kemi një plagë kaq të madhe siç është largimi i forcës punëtore të kualifikuar apo të atyre që quhen profesionistë, bëhen ndryshime fiskale.
Një nismë që qëllim kryesor të shprehur nga qeveria ka luftën ndaj informalitetit. Megjithëatë, ekspertët janë të ndarë nëse qëllimi do të mund të arrihet, apo do të prodhojë efekt të kundërt. Nga ajo kategori që janë shprehur kundër nismës, ndryshimet demotivojnë edhe më tej të rinjtë që duan të ushtrojnë profesionin në atdhe.
‘Në pikun e diskutimit kur ne problem kryesor kemi largimin e trurit nga Shqipëria qeveria ndërmerr një iniciativë fiskale ku thotë që profesionisti i lirë do ta ketë barrën fiskale nga 15-23%’- u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.
‘Nuk besoj se janë politikat fiskale dhe taksat e larta që i largojnë njerëzit nga Shqipëria. Është lehtësia që ju është dhënë njerëzve për të emigruar dhe të ardhurat më të larta që mund të fitojnë në vendet e tjera’- u shpeh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.