Të akuzuar për trafik narkotikësh, GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajve

0

GJKKO ka vendosur dënimin me 37 vite burg në total për grupin e Habilajve, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar  kriminal. Me 10 vite burg, Gjykata e Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka dënuar Moisi Habilajn i cilësuar si kreu i grupit kriminal.

Në vendimin e GJKKO, Habialj është shpallur fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.

Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj është dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Fajtorë për të njëjtat akuza, janë shpallur edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit janë dënuar përfundimisht me nga 9 vite burg.

Vendimet

Moisi Habilaj- 10 vite burg

Nazer Seiti- 9 vite burg

Maridian Sulaj- 9 vite burg

Fatmir Minaj- 9 vite burg

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu