Aksidentohet rëndë bashkë me të ëmën, ndërron jetë 12-vjeçari

0

Ka ndërruar jetë fëmija 12-vjeç i cili u aksidentua së bashku me të ëmën këtë të diel në Bulqizë.

Burimet bëjnë me dije se i mituri ka ndërruar jetë, ndërsa pritej mbërritja e helikopterit për ta dërguar drejt Tiranës.

Ndëkohë e ëma e fëmijës, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti.

Dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.