Të famshit tregojnë arsyet përse nuk duan të kenë fëmijë

0

Dolly Parton

Për këngëtaren, fëmijët apo nipërit nuk nënkuptonin që domosdoshmërisht duhet të ishte vetë nënë. Gjatë një interviste Parton është shprehur: “Unë jam rritur në një familje të madhe me 8 fëmijë më të vegjël se unë dhe me vëllezër e motra që kanë jetuar shumë gjatë me mua. Unë i kam dashur fëmijët e tyre si të ishin të mitë dhe tani kam stër-nipa. Mendoj shpesh që s’ishte e shkruar për mua të kem fëmijë, prandaj fëmijët e kujdo mund të jenë të mitë.”

Jennifer Aniston

Gjatë një interviste në 2014-ën, Jennifer foli për kritikat që mori për faktin që punonte aq shumë dhe si e tillë s’mund të ishte nënë. “Mua s’më pëlqen fare presioni që njerëzit vënë mbi mua, mbi gratë. Duan të thonë se ti ke dështuar si grua vetëm se nuk je riprodhuar. Nuk mendoj se është e drejtë. Ti mund të mos kesh një fëmijë që del nga vagina jote, por kjo s’do të thotë që s’bën për të provuar mëmësinë me qentë e tu, apo me fëmijët e shokëve.”

Oprah Winfrey

Oprah është shprehur se nuk ka patur kurrë fëmijë pasi nëse do të kishte ata do ta “urrenin”.

Miley Cyrus

“Derisa ta ndjej që fëmija im mund të jetojë në këtë Tokë bashkë me peshqit në ujë, nuk do të sjellë në këtë botë dikë tjetër që t’i duhet të përballet me këtë që përballemi ne. Ne duam vetëm të marrim dhe presim që gjërat të prodhohen e të rilindin vetë. S’ndodh kështu!”

Alison Brie

“Mua s’më pëlqen të kem fëmijë. Eshtë shumë mirë kjo që ndjej sepse s’kam pse shqetësohem për gjithë periudhën e shtatzënisë. Do të ishte lezetshëm, por kur mendoj për gjithë çfarë mund të ndryshonte duket stresuese.”

Winona Ryder

Për Winona, të ketë fëmijë s’do të thotë të jetë nënë. Në 2014-ën, aktorja u shpreh për Telegraph: “Kjo është pak personale. Unë jam 42-vjeç dhe po diskutoja me tim atë. Po i thoja se ç’mendonte ai nëse unë vendosja të mos kisha fëmijë. Më tha se ka mënyra të tjera për të patur fëmijë në jetë. Kjo më rezultoi e vërtetë pasi unë kënaqem fëmijët e vëllezërve të mi. Kam ndalur së dëgjuari ç’thonë të tjerët. Janë çmendurira.”

Jennifer Lawrence

“Kur isha 21, 22-vjeç mezi prisja të bëhesha nënë. Tani, sa më shumë rritem aq më pak dua të kem fëmijë.”

Burimi: BuzzFeed

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu