‘Të fortët’ afirmohen. Spanja fiton pastër, Italia stërvitet ndaj Lituanisë, Gjermania e mbyll me poker

0

‘Të fortët’ e eleminatoreve afirmojnë veten.

Konsiderohej si një ndeshje gati “e pamundur” dhe ashtu ndodhi, edhe pse Kosova luajti pa frikë dhe megjithëse u mund me shifrat 0-2, tregoi se është një skuadër që luan futboll deri ne fund. Por, Spanja beri diferencen me cilesine qe zoteron.

Siç pritej kishin topin në zotërim dhe gjetën e golin në minutën e 32-të me yllin e West Ham, Pablo Fornals. Edhe në pjesën e mbetur Spanja e diktoi lojën, por Kosova u shfaq në disa raste e rrezikshme në portën e Unai Simon.

Në minutën e 88 Kosova e pëson sërish, me Ferran Torres autor të golit dhe Spanja merr tre pikët, aq të nevojshme në këtë sfidë mjaft të vështirë, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Luis Enrique. Spanja kryeson me 15 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Kosova renditet e katërta me 4 pikë pas 5 sfidash.

Të tjerat – Pas dy barazimeve radhazi, Italia është “zbrazur” duke shënuar plot 5 gola ndaj ekipit të fundit të grupit C. Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi më i ri i Juventusit, Moise Kean në minutën e 11’, e vetëm 3 minuta më vonë do të vinte edhe autogoli nga Utkus. Nuk të përfundonte me kaq, pasi në pjesën e parë do të vinin gola nga Raspadori në minutën e 24’ dhe sërish Kean në të 29’. Di Lorenzo do të shënonte në minutën e 54’ golin e pestë dhe të fundit.

Italia vazhdon të jetë e para e grupit me 14 pikë, ndërsa Lituania e fundit me 0 pikë.

Gjermania fiton pa problem ndaj Islandës, me rezultatin e pastër 0-4. Për “panzerat” fillimisht zhbllokon rezultatin Gnabry në minutën e 4’, më pas dyfishon rezultatin Rudiger në të 24’. Sane shënoni edhe të tretin në minutën e 56’ dhe Werner do të vuloste gjithçka në minutën e 89’.

Pas kësaj ndeshje, ekipi i drejtuar nga Flick mban vendin e parë me 15, pikë ndërsa Islanda renditet e 5 me 4 pikë.

Belgjika nuk do ta kishte të lehtë përballë Bjellorusisë, pasi do të arrinte të fitonte me rezultatin minimal 0-1.

Goli u shënua nga Praet në minutën e 33’. Belgët vazhdojnë të shkëputen në krye më 16 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e 4 me 3 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu