Të hënën dhe të martën shkollat në pushim

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe të martën më 4 maj, për nder të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare.

Gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore nuk do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu